Mbi 10 mijë aplikime nga diaspora vetëm në ditën e parë të regjistrimit

07.05.2026

Interesimi i mërgatës për procesin e regjistrimit për votim ka qenë i madh që në ditën e parë. Sipas njoftimit të publikuar, janë regjistruar mbi 10 mijë aplikime brenda 24 orëve të para.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të regjistrohen përmes platformës online për votuesit nga diaspora.

Në njoftim theksohet se mënyra më e sigurt e votimit konsiderohet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.Afati i fundit për regjistrim është deri më 17 maj.