Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë brenda gjashtë muajve

10.07.2023

Në gjashtë muajin e parë të vitit 2023, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë ardhur dhe shkuar mbi 1.5 milion mërgimtarë. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 10,400 fluturime, ku numri më i madh është nga Zvicra, ndjekur nga Gjermania, Turqia dhe Austria. Sipas të dhënave të ANP “Adem Jashari” dërguar për Telegrafin, […]

Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë brenda gjashtë muajve

Në gjashtë muajin e parë të vitit 2023, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë ardhur dhe shkuar mbi 1.5 milion mërgimtarë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 10,400 fluturime, ku numri më i madh është nga Zvicra, ndjekur nga Gjermania, Turqia dhe Austria.

Sipas të dhënave të ANP “Adem Jashari” dërguar për Telegrafin, numri më i madh i mërgimtarëve ishte nga Zvicra, me 583,206 udhëtarë apo 38.24 për qind e numrit të përgjithshëm të udhëtarëve. Po ashtu, numër të lartë kishte dhe nga Gjermania me 517,863 udhëtarë, Turqia me 165,727 udhëtarë dhe Austria me 6.1 për qind të pjesëmarrjes së udhëtimeve.

Për sa i përket numrit të fluturimeve, nga Zvicra janë realizuar 3,750 udhëtime, pasuar nga Gjermania me 3,315, Turqia me 1,150 dhe Austria me 710 fluturime.

Numër më i madh i ardhjes dhe shkuarjes së mërgimtarëve është realizuar gjatë muajve prill dhe maj, ku kanë ardhur në total 586,157 udhëtarë me 4,040 fluturime.

Gjatë muajit janar janë 235,834 mërgimtarë me 1,660 fluturime, në shkurt në vendin tonë kanë ardhur 193,116 udhëtarë me 1,238 fluturime, në muajin mars kanë ndodhur 1.496 fluturime me 221,760 udhëtarë, ndërsa në muajin qershor janë 289,919 udhëtarë me 2,026 fluturime.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2022, diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro./Telegrafi/

Etiketat