MAShTI merr vendim, me këtë datë përfundon viti shkollor për klasat 9, 10 dhe 11

15.06.2021

Ministria e Arsimi, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrur vendim për ndryshimin e datave të përfundimit të vitit shkollor 2020/21. Sipas vendimit të MAShTI-t që u nënshkrua nga minisrja Arbëria Nagavci, thuhet se parashkollorët dhe klasat e para deri në atë të tetën përfundojnë më 2 korrik. Ndërsas sipas të njëjtit vendim klasat e 9,10 […]

MAShTI merr vendim, me këtë datë përfundon viti shkollor për klasat 9, 10 dhe 11 Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimi, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrur vendim për ndryshimin e datave të përfundimit të vitit shkollor 2020/21.

Sipas vendimit të MAShTI-t që u nënshkrua nga minisrja Arbëria Nagavci, thuhet se parashkollorët dhe klasat e para deri në atë të tetën përfundojnë më 2 korrik.

Ndërsas sipas të njëjtit vendim klasat e 9,10 dhe 11 e përfundojnë më 21 qershor.

Në ndërkohë sipas vendimit paraprak, pushimi veror për nxënësit maturantë pushimi do të fillonte me 03.06.2021, për klasat 9,10,11 me 25.06.2021 ndërsa për klasat parafillor dhe 1-8 pushimi  me 08.07.2021.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ, “Kalendari Shkollor 2020-2021” dhe vendimin 01B/02 të datës 31.03.2021, “Për ndryshimin e Kalendarit të vitit Shkollor 2020-2021 në Arsimin Parauniversitar”, pushimi veror për nxënësit maturantë ka filluar me 03.06.2021, për klasat 9,10,11 pushimi fillon me 25.06.2021 ndërsa për klasat parafillor dhe 1-8 pushimi fillon me 08.07.2021”, thuhet për përgjigjen e MASh-it.