Ministria e Arsimit: Të hënën dhe të martën nuk do të mbahet mësim

30.04.2021

Përmes një njoftimi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) ka njoftuar se në ditën e hënë më 3 maj dhe të martën më 4 maj nuk do të mbahet mësim. Sipas MAShT-it mësimi gjatë këtyre dy ditëve nuk do të mbahet, pra do të jenë pushim për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve […]

Ministria e Arsimit: Të hënën dhe të martën nuk do të mbahet mësim Foto: Ilustrim

Përmes një njoftimi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) ka njoftuar se në ditën e hënë më 3 maj dhe të martën më 4 maj nuk do të mbahet mësim.

Sipas MAShT-it mësimi gjatë këtyre dy ditëve nuk do të mbahet, pra do të jenë pushim për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe për nderë të Pashkëve Ortodokse.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nderë të Ditës ndërkombëtare të punës dhe të martën më 4 maj, për nderë të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nderë të Ditës ndërkombëtare të punës dhe të martën më 4 maj, për nderë të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare.

Gjatë këtyre dy ditëve institucionet arsimore nuk do të punojnë dhe procesi mësimor do të vazhdojë të mërkurën nga data 5 maj.