MASH paralajmëron masa të rrepta ndaj pjesëmarrësve në testin e maturës

26.08.2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19, Testi i Maturës do të mbahet në masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. MASH ka njoftuar që ditën e testimit ndalohet hyrja në qendra të testimit të gjithë atyre që s’janë pjesë […]

MASH paralajmëron masa të rrepta ndaj pjesëmarrësve në testin e maturës Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19, Testi i Maturës do të mbahet në masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.

MASH ka njoftuar që ditën e testimit ndalohet hyrja në qendra të testimit të gjithë atyre që s’janë pjesë e këtij procesi.

“Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi”, ka njoftuar MASH.