Masat anti-COVID, përfituesit e skemave pensionale e sociale s’kanë obligim paraqitjen në zyra për evidentim
Vendimi i parë në mbledhjen e sotme ka qenë ai për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Sipas këtyre masave, përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nuk do të kenë obligim paraqitjen e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet […]
Vendimi i parë në mbledhjen e sotme ka qenë ai për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Sipas këtyre masave, përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nuk do të kenë obligim paraqitjen e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
“[Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse”, thuhet në njoftim.