Masa të reja anti-COVID, pritet mbyllje totale për 12 ditë

03.04.2021

Pas rritjes së vazhdueshme të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së shtunë është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës. Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kolliqi ka thën se në këtë takim u diskutua që vendi të mbyllet për 12 ditë nga dita e martë. […]

Masa të reja anti-COVID, pritet mbyllje totale për 12 ditë Foto: Ilustrim

Pas rritjes së vazhdueshme të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së shtunë është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kolliqi ka thën se në këtë takim u diskutua që vendi të mbyllet për 12 ditë nga dita e martë.

Në këtë mbledhje u diskutua mbyllja e vendit për 12 ditë, nga e marta, kështu u diskutua në mbledhjen që patëm me Vitinë”, tha Kllokoqi për Sinjalin.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për SuharekaOnline ka thën se me rritjen e rasteve pozitive në Kosovë, ashtu edhe në Komunën e Suharekës ku çdo ditë nga IKSHPK-ja po raportohen dhjetra të infektuar, nga java e ardhshme pritet që Ministria e Shëndetësisë të vendos masa të reja, në mënyrë që situata me pandeminë të lehtësohet.

Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të reja anti-COVID. Ai në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, tha se sado që është lajm i mirë arritja e vaksinave masat duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët.

“Sado që është lajm i mirë që po mbërrin vaksinat masat të cilat janë në fuqi dhe masat të cilat do të ndërmerren në ditët në vazhdim në raport me situatën në terren është shumë e rëndësishme që të respektohen nga të gjithë ne dhe nga qytetarët”, tha ai.