“Marshi për Drejtësi”, Walker: Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

  • 31.03.2023
“Marshi për Drejtësi”, Walker: Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës – në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Walker është shprehur i lumtur që ky marsh ka marrë mbështetje nga skeptri i gjerë politik.

“Mendoj se kjo është shumë mirë, shumë pozitive. Për këtë marshim do të doja edhe unë të isha atje të marrë pjesë. Shpresoj që e mbarë Kosova, të gjithë njerëzit pavarësisht se cilën parti politike mbështesin këtë për padrejtësinë që po ndodh në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve”, ka thënë Walker në një përgjigje për Insajderin.


“Kjo është shumë lajm i mirë. Më vjen mirë që më treguat. Do të doja që jo vetëm Vetëvendosja, por të gjithë, sikur në Izrael siç dolën, dhjetëra ose qindra mijëra dhe të thonë: ‘‘Kjo nuk është ajo çfarë do të duhej të ndodhte, kjo është padrejtësi’. Do të doja të isha aty të marrë pjesë në këtë ngjarje”, ka shtuar Walker.

Walker theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Hagë është e padrejtë dhe sipas tij, kriminelët e luftës janë në Serbi.

“Do t’ju thoja se kjo çfarë po ndodh në Hagë është tejet e padrejtë duke provuar të përcaktohet se kush është kriminel lufte, ndërsa për aq sa unë jam në dijeni kriminelet e luftës janë në anën tjetër (në Serbi)”, ka theksuar Walker.

Gjithashtu, Walker ka komentuar pyetjen se a duhet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në marshin e së dielës.

“Kjo është pyetje e mirë. Ndryshe është për njerëzit, por ndryshe për kreun e qeverisë. Por në të njëjtën kohë është vështirë për mua të përgjigjem. Shoh arsye që ai të merr pjesë, por shoh edhe arsyet se pse nuk do të merrte pjesë”, ka thënë ndër të tjera Walker.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë