Nga 12 tetori për hyrje në Maqedoninë e Veriut nuk kërkohet test për COVID-19

06.10.2020

Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga 12 tetori të hapë kufirin me Republikën e Kosovës dhe për udhëtimet drejt Shkupit s’do të jetë i nevojshëm testi PCR. Një gjë të tillë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në facebook, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë maqedonase, Kreshnik Bekteshi. “Nga 12 […]

Nga 12 tetori për hyrje në Maqedoninë e Veriut nuk kërkohet test për COVID-19 Foto: Ilustrim

Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga 12 tetori të hapë kufirin me Republikën e Kosovës dhe për udhëtimet drejt Shkupit s’do të jetë i nevojshëm testi PCR.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në facebook, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë maqedonase, Kreshnik Bekteshi.

“Nga 12 Tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi.

Edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi ka thënë se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori po i hap kufijtë me fqinjët.

“Po i hapim kufijtë me fqinjët, nga 12 tetori”, ka shkruar Grubi.

Ky vendim i autoriteteve maqedonase vjen pasi situata pandemike në Kosovë ka shkuar drejt normalizimit dhe për gati një muaj numri i rasteve të reja pothuajse është trefish më i vogël se rastet e shëruara.