LVV
PDK
LDK
AAK

Maqedonci: Municioni që do të prodhohet është standard për armët e shumicës së ushtrive të NATO-s

para 58 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot për një arritje të madhe në fushën e mbrojtjes, me nënshkrimin e marrëveshjes për funksionalizimin e Fabrikës së Municioneve me kompaninë turke të industrisë së municioneve, MKE.

Maqedonci: Municioni që do të prodhohet është standard për armët e shumicës së ushtrive të NATO-s

Ky projekt ambicioz, sipas ministrit të mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është një element kyç në fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe në rritjen e pavarësisë së saj në këtë sektor. Fabrika do të sigurojë prodhimin e municioneve të nevojshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe institucione të tjera, duke eliminuar varësinë nga furnizuesit e huaj.

“Është një hap tejet i rëndësishëm që ka bërë vendi ynë në këtë aspekt”, ka theksuar ministri Maqedonci, duke shtuar se kjo fabrikë do të kontribuojë në sigurimin e qëndrueshmërisë së institucioneve të vendit, veçanërisht në kohë kur bota po përballet me mungesë të municioneve.

Fabrika do të prodhojë dy lloje kryesore të municioneve: 5.56 milimetra dhe 7.62 milimetra, të cilat janë standarde për armët e këmbësorisë në shumicën e ushtrive të NATO-s. Ministri Maqedonci ka theksuar se sistemi i makinerisë është fleksibël dhe do të mundësojë prodhimin e llojeve të tjera të municioneve në të ardhmen, ka thënë Maqedonci për RTK.

Ndërsa ministri nuk ka dhënë detaje të plota për vendndodhjen e fabrikës, ai ka konfirmuar se projekti për rregullimin e kompleksit memorial në Prekaz përfshin edhe ish-fabrikën e municionit të gjuetisë, duke lënë të kuptohet se ky mund të jetë një prej lokacioneve të mundshme.

Etiketat

Ofertat e fundit