LVV-ja nuk tërhiqet nga projektligji pavarësisht protestave: Kjo duhet të procedohet
Në kundërshtim me atë që kërkoi opozita dhe atë çfarë po kërkojnë veteranët e UÇK-së që po duan të hyjnë në Kuvend, Muja tha se pas miratimit të këtij projektligji mund të ketë diskutim për nevojat e tyre. Ai tha se asnjëherë ne nuk themi që veteranët paguhen mjaftueshëm, por sipas tij fillimisht duhet të […]
Në kundërshtim me atë që kërkoi opozita dhe atë çfarë po kërkojnë veteranët e UÇK-së që po duan të hyjnë në Kuvend, Muja tha se pas miratimit të këtij projektligji mund të ketë diskutim për nevojat e tyre.
Ai tha se asnjëherë ne nuk themi që veteranët paguhen mjaftueshëm, por sipas tij fillimisht duhet të rritet paga minimale.
“Asnjëherë ne s’po themi që veteranët paguhen mjaftueshëm, por fillimisht ta rrisim pagën minimale dhe pastaj ta bëjmë një debat paralel për nevojat e veteranëve dhe shtresave tjera shoqërore”, tha Muja.
“Në këtë fazë ne mendojmë që kjo duhet të procedohet, të shkojë tutje”, tha ai.
Deputeti i LVV-së tha se kërkojnë “nga opozita që të reflektojë”.