Lirohen nga mbajtja në Serbi vëllezërit Emini nga Rahoveci, tashmë pranë familjes në Gjermani
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi dhe tashmë kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Gjermani, pranë familjarëve të tyre.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress nipi i familjes, Ervin Hoxha, i cili ka thënë: “Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pranë familjeve”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë ende detaje lidhur me këtë rast.
Dy vëllezërit ishin arrestuar një javë më parë në kufirin Serbi – Hungari, nën pretendimet e pabazuara të autoriteteve serbe se ata kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një serbi në vitin 1999.
Me lirimin e tyre, familjarët dhe të afërmit kanë marrë frymë lehtësimi, ndërsa çështja vazhdon të ngjallë reagime për mënyrën se si autoritetet serbe trajtojnë qytetarët shqiptarë në kufi.