Liridon Fandaj(LVV): Rruga “Kenan Halimi” në Peqan, ende e dëmtuar pas punimeve në ujësjellës
10.05.2026
Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e Asamblesë Komunale të mbajtur më 30 prill 2026 ka ngritur shqetësimin për dëmtimet në këtë rrugë, pas punimeve në sistemin e ujit.
Sipas tij, trotuaret dhe asfalti kanë mbetur të dëmtuara dhe ende nuk janë rikthyer në gjendjen e mëparshme, pavarësisht se kanë kaluar ditë nga ngritja e këtij shqetësimi.
Fandaj ka theksuar po ashtu se edhe rrethrrotullimi në këtë zonë vazhdon të mbetet pa mirëmbajtje.

