Likaj: Mungesa e buxhetit e vështirëson realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për shtesat nga 100 euro për mësimdhënësit

29.12.2020

SBAShK-u para disa dite përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të ndajë mjete shtesë për punonjësit në sektorin e arsimit njësoj sikurse ka vepruar më herët për punëtorët shëndetësorë dhe policinë, për shkak se siç thuhet, ata janë përballur nga afër me rrezikun nga prekja me COVID-19. Kryetari i Sindikatës […]

Likaj: Mungesa e buxhetit e vështirëson realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për shtesat nga 100 euro për mësimdhënësit Foto: Ilustrim

SBAShK-u para disa dite përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të ndajë mjete shtesë për punonjësit në sektorin e arsimit njësoj sikurse ka vepruar më herët për punëtorët shëndetësorë dhe policinë, për shkak se siç thuhet, ata janë përballur nga afër me rrezikun nga prekja me COVID-19.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari ka thënë se këto mjete po i kërkojnë në mënyrë që të ndihmohen mësimdhënësit si dhe punëtorët e tjerë tekniko-ndihmës.

Ndërsa sot ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj shpalosi punën për vitin 2020 saktësisht punën prej qershorit deri më tani kur edhe e ka marrë detyrën.

Gjatë kësaj konference ministri në detyrë Likaj ka thënë se në mungesë të buxhetit do të jetë e vështirë që të zbatohet kërkesa e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për mjetet shtesë në shumën prej 100 euro për mësimdhënësit për tre muaj.

Lidhur me kërkesën e SBASHK-ut për pagesa shtesë prej 100 euro për punonjësit arsimorë, tha se aktualisht Kosova ka mungesë të buxhetit, dhe se shkurtimet buxhetore në ministrinë që ai drejton e pamundësojnë realizimin e kësaj kërkese, por thotë se këtë qëndrim do ta shpalosë para qeverisë.

“Janë diku 23 mijë arsimtarë dhe 27 mijë është kuota me stafin mbështetës. Kjo kap shifrën 2.7 milionë euro nëse përfshihet periudha nëntë mujore. Është një buxhet i jashtëzakonshëm. Kosova ka mungesë të buxhetit dhe për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i të gjithëve. Edhe unë jam anëtar i sindikatës, do ta shtroj këtë qëndrim, por është e vështirë për shkak të kufizimeve buxhetore”, tha ministri në detyrë Likaj.