LDK: Ndërrimi i njehsorëve elektrikë rrezikon hetimet për manipulime të mundshme
13.04.2026
LDK ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e hetimeve për dyshimet mbi manipulime me njehsorët elektrikë. Sipas tyre, në vend që pajisjet e dyshuara të ruhen si prova dhe të dërgohen për ekspertizë të pavarur, po bëhet zëvendësimi i tyre nga KEDS dhe Ministria përkatëse.
Nga kjo parti paralajmërohet se një veprim i tillë mund të dëmtojë procesin hetimor dhe të pengojë zbardhjen e plotë të rastit.
Ata theksojnë se çdo ndërhyrje në pajisjet që mund të shërbejnë si prova duhet të trajtohet me kujdes të veçantë dhe të mbikëqyret nga organet e drejtësisë.
LDK kërkon që njehsorët të analizohen në laboratorë të pavarur, duke shmangur çdo mundësi të konfliktit të interesit apo ndikimit nga palët e dyshuara.
