LDK-ja zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë të komunave

09.06.2021

Kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal. Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij […]

LDK-ja zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë të komunave Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal.

Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti mijëra kandidatë do të garojnë për pozitën e kryetarit në gjithsej 38 komuna apo edhe për ulëse në Kuvendet Komunale.

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një mbledhje, ku temë kryesore e mbledhjes ishte diskutimi për zgjedhjet lokale si dhe propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash.

Komunat për të cilat tashmë janë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë janë: Prishtina, Podujeva, Peja, Suhareka, Lipjani, Fushë-Kosova, Vitia dhe Vushtrria.

Në Suharekë do të garojë kryetari aktual i degës në këtë komunë, Ardian Shala.

Ndërsa në Podujevë do të garojë Ekrem Hyseni, në Prishtinë Përparim Rama, gjithashtu në Pejë mbetër kryetari aktual i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, poashtu edhe në Lipjan e Fushë-Kosovë do të garojnë kryetarët aktualë Imri Ahmeti dhe Burim Berisha.

Ndërsa në Viti do të garojë Sokol Hamiti dhe në Vushtrri Xhafer Tahiri.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë 

Prishtinë, 9 qershor 2021 

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku. 

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave: 

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama; 

Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni; 

Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri; 

Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala; 

Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti; 

Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha; 

Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti; 

Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri; 

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash. 

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan. 

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.