Lansohet sistemi i gjurmimit të faturave: Transparencë dhe efikasitet në pagesat ndaj bizneseve

para 42 dite

Ministria e Financave ka lansuar dje një sistem të ri inovativ për gjurmimin e faturave, një projekt i mbështetur nga USAID.

Lansohet sistemi i gjurmimit të faturave: Transparencë dhe efikasitet në pagesat ndaj bizneseve

Ky sistem ka për qëllim të rrisë transparencën në procesin e pagesave të faturave nga institucionet publike ndaj bizneseve, duke eliminuar vonesat e panevojshme dhe duke parandaluar praktikat korruptive.

Deri më tani, bizneset janë përballur me sfida të shumta në marrjen e pagesave për shërbimet e ofruara për institucionet publike. Vonësat në pagesa, shpesh të justifikuara me arsye të ndryshme burokratike, kanë krijuar një pasiguri të madhe për bizneset dhe kanë penguar zhvillimin e sektorit privat, ka njoftuar ministri i financave, Hekuran Murati.

Si funksionon sistemi i ri?

Me këtë sistem të ri, çdo faturë e lëshuar nga një biznes për një institucion publik do të shoqërohet me një kod QR unik. Ky kod do t’i mundësojë biznesit të përcjellë në kohë reale statusin e faturës së tij, duke parë në cilën fazë të procesit të miratimit dhe pagesës ndodhet. Në këtë mënyrë, bizneset do të kenë një informacion të qartë dhe të përditësuar rreth statusit të pagesës së tyre, duke eliminuar pasigurinë dhe dyshimet.

Etiketat

Ofertat e fundit