Lajm i mirë për studentët: Qeveria ekzekuton shtesat prej 100 euro

24.06.2022

Murati ka njoftuar se për një numër të studentëve, të dhënat që janë pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare. Ai tha se gjatë ditëve në vijim do të tentojnë të rikonfirmojnë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo ti kenë pranuar informatat nga këto universitete, do të […]

Lajm i mirë për studentët: Qeveria ekzekuton shtesat prej 100 euro Foto: Ilustrim

Murati ka njoftuar se për një numër të studentëve, të dhënat që janë pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

Ai tha se gjatë ditëve në vijim do të tentojnë të rikonfirmojnë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo ti kenë pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur.

Njoftimi i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.

Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.

Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur.