Lajm i mirë për bizneset, nuk pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike për këtë kategori

18.01.2022

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi përmes një njoftimi, ua ka bërë të ditur bizneseve se nuk pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike për këtë kategori. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i OEK, Rukiqi ka theksuar se nuk pritet rritja e tarifes energjetike për kategorinë e bizneseve, ky sqarim pas shumë […]

Lajm i mirë për bizneset, nuk pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike për këtë kategori Foto: Ilustrim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi përmes një njoftimi, ua ka bërë të ditur bizneseve se nuk pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike për këtë kategori.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i OEK, Rukiqi ka theksuar se nuk pritet rritja e tarifes energjetike për kategorinë e bizneseve, ky sqarim pas shumë pyetjeve të pranuara.

Postimi i tij i plotë:

Pas shume pyetjeve nga bizneset, per ceshtjen e rritjes te tarifes se energjise elektrike, nje pergjigje e shkurte:

– Nuk pritet te kete rritje te tarifes se energjise elektrike, per kategorine e bizneseve.