Lajçak në Mynih: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për stabilitet

17.02.2024

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë mbrëmë në Konferencën e Sigurisë në Mynih se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për stabilitetin rajonal, prosperitetin, zhvillimin dhe përparimin drejt BE-së.

Lajçak në Mynih: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për stabilitet Foto: Ilustrim

Lajçak ka deklaruar në rrjetin social “X” se ka marrë pjesë në një panel në kuadër të konferencës ku është diskutuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Mbrëmë fola për rëndësinë thelbësore të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në një panel diskutimi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.”

“Normalizimi është kyç për stabilitetin rajonal, prosperitetin, zhvillimin dhe përparimin drejt BE-së”, theksoi Lajçak.