Kuvendi vazhdon edhe për 30 ditë gjendjen emergjente për furnizim me energji elektrike

03.03.2022

Artane Rizvanolli, minsitre e Ekonomisë ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike po vazhdon të ngrihet, kjo si shkak i agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ajo tha se prodhimi i energjisë është më stabil, mirëpo vjetërsia e termocentralit ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ konsiderohet rrezik për furnizim me energji. “Prodhimi i energjisë […]

Kuvendi vazhdon edhe për 30 ditë gjendjen emergjente për furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

Artane Rizvanolli, minsitre e Ekonomisë ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike po vazhdon të ngrihet, kjo si shkak i agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Ajo tha se prodhimi i energjisë është më stabil, mirëpo vjetërsia e termocentralit ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ konsiderohet rrezik për furnizim me energji.

“Prodhimi i energjisë është më stabil, mirëpo vjetërsia e termocentralit ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ konsiderohet rrezik për furnizim me energji. Çmimet vazhdojnë të rriten në bursë. Këto çmime vazhdojnë të rriten për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Kërkoj miratimin e masave emergjente në sektorin e energjisë”, tha ministrja Rizvanolli.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 62-të ka marrë vendim që të zgjatet edhe për 30 ditë gjendja emergjente e furnizimit të energjisë elektrike në vend.

Në fund të vitit që lamë pas, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike, kjo gjendje emergjente e cila do të vlente për 60 ditë.

Nga Zyra e Kryeministrit kishin publikuar një dokument, ku sipas kësaj masat emergjente në furnizim me energji elektrike përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët si dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.