Kuvendi dështon sërish të konstituohet, Murati kandidat i tretë i LVV-së për kryeparlamentar
Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sërish sot në një përpjekje të re për të konstituuar legjislaturën e re, por edhe kjo seancë përfundoi pa sukses.
Foto: Ilustrim
Pas dështimit të votimit për Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi një kandidat të ri për postin e kryetarit të Kuvendit, Hekuran Muratin.
Murati, i njohur për angazhimin e tij ekonomik dhe politik, mori 57 vota pro, 6 abstenime dhe 51 votuan kundër. Nga 115 deputetë të pranishëm, rezultati dështoi të siguronte shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Pas këtij votimi, kryesuesi i seancës ndërpreu punimet. Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet më 24 gusht, në orën 11:00.