Kurti thotë se e ka prioritet hapjen e vendeve të reja të punës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ditën e parë të qëndrimit të tij në Michigan, me ftesë të Organizatës së Studentëve Shqiptarë, pati një diskutim të hapur me studentë të Universitetit të Michigan-it.

Kurti thotë se e ka prioritet hapjen e vendeve të reja të punës

Ai foli për punën e deritanishme të Qeverisë, sukseset dhe planet për pjesën tjetër të mandatit.

Si prioritet të qeverisë, ai ritheksoi edhe një herë hapjen e vende të reja të punës dhe rëndësinë që investimet e huaja kanë në këtë drejtim, e sidomos të investimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Përveç prioritizimit të hapjes së vendeve të reja të punës, kryeministri Kurti foli edhe për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe për përmirësimet që Kosova ka shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe të demokracisë.

Në rrafshin e politikës së jashtme, nënvizoi reagimin e menjëhershëm në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj pas agresionit të paprovokuar dhe pajustifikuar të Federatës Ruse dhe rreshtimit me botën demokratike duke vendosur sanksionet ndaj Rusisë.

Me studentët, kryeministri Kurti po ashtu foli për rëndësinë e transferimit të dijes, angazhimin potencial të tyre në kuadër të institucioneve tona dhe ndërlidhjen me komunitetin Shqiptaro-Amerikan.  

Gjatë këtij diskutimi, kryeministri Kurti iu përgjigj edhe pyetjeve të studentëve të pranishëm.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë