Kurti takon Roth: Sulmet terroriste kërkojnë llogaridhënie të Serbisë

16.10.2023

Kryeministri Albin Kurti, i cili ndodhet në Tiranë për samitin e liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth. “Theksova se sulmet terroriste kërkojnë llogaridhënie të Serbisë dhe siguri për Kosovën. Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të […]

Kryeministri Albin Kurti, i cili ndodhet në Tiranë për samitin e liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth.

“Theksova se sulmet terroriste kërkojnë llogaridhënie të Serbisë dhe siguri për Kosovën. Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’ .

https://twitter.com/albinkurti/status/1713850888173842494