Kurti s’po i pranon në takim, veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta

25.11.2021

Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së kanë folur lidhur për mbledhjen e kryesisë, ku kanë thënë se është diskutuar edhe për kërkesësat që i kanë bërë tek Qeveria e Kosovës, por këto kërkesa sipas tyre janë injoruar. Ndërkaq, për këto kërkesa, nga kjo organizatë kanë thënë se do të kërkojnë përsëri takim urgjent […]

Kurti s’po i pranon në takim, veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta Foto: Ilustrim

Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së kanë folur lidhur për mbledhjen e kryesisë, ku kanë thënë se është diskutuar edhe për kërkesësat që i kanë bërë tek Qeveria e Kosovës, por këto kërkesa sipas tyre janë injoruar.

Ndërkaq, për këto kërkesa, nga kjo organizatë kanë thënë se do të kërkojnë përsëri takim urgjent me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e nëse nuk bëhet shqyrtimi i kërkesave të tyre, atëherë kanë thënë se do të shqyrtohen masa tjera përmes së cilave do të reagojnë.

“Kryesia e OVL UÇK-së konsideron se procesi gjyqësor në Hagë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe OVL të UÇK-së është i padrejtë dhe qëndron prapa qëndrimeve të dhëna vite më parë sa i përket pseudodrejtësisë ndërkombëtare; OVL e UÇK-së, sa i përket çështjes së veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës, diskutojë edhe injorimin që po ua bënë Qeveria e Kosovës kërkesave të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, qoftë për rritje të pensioneve të këtyre kategorive, qoftë për aktivitete të zyreve, qoftë për rehabilitim në banja, qoftë për shkak të problemeve teknike që kanë këto kategori e nuk mund të pajisen me vërtetime nga zyra për kategoritë e dala nga lufta etj, injorim ky që as nuk po diskutohet, për shkak të mos gatishmërisë së Kryeministrit Kurti për t’u takuar.

Sa i përket kësaj, u vendos që të kërkohet edhe një takim urgjent me kryeministrin Kurti, e nëse nuk realizohet, do të shqyrtohen masa të tjera të reagimit”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇK.

Ndërkohë që në takim është diskutuar edhe për aktivitetet që do të mbahen për festën e 28 Nëntorit.