Kurti: Shpërthimet në veri, akte terroriste nga Serbia, suksesi ynë po i çmend ata

para 14 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka denoncuar ashpër shpërthimet e fundit në komunat e veriut të vendit, duke i cilësuar ato si akte terroriste të drejtuara nga Serbia.

Kurti: Shpërthimet në veri, akte terroriste nga Serbia, suksesi ynë po i çmend ata

Në një konferencë për media të thirrur nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lidhur me shpërthimin e fundit në Zubin Potok, ka thënë se tri shpërthimet e fundit janë akte terroriste nga Serbia.

Në një konferencë për media të mbajtur urgjentisht, Kurti ka deklaruar se sulmet kanë për qëllim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës dhe se janë kryer nga profesionistë.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike. Sulmi është kryer nga profesionistë. Ne besojmë se vjen nga bandat e dirigjuara nga Serbia. Nëse dëmi nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes”, ka theksuar Kurti.

LEXO EDHE:  Investime në Radiologji, Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit

Kryeministri ka akuzuar drejtpërdrejt Beogradin dhe strukturat kriminale, me në krye Milan Radoiçiqin, për këto veprime. “Ky është sulmi pra shpërthimi i tretë në ditët e fundit që ka pasur për cak institucionet tona. Dhe është synuar që të nxitet frika,” ka shtuar ai.

Kurti ka theksuar se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë, pasi kushtetutshmëria dhe sundimi i ligjit janë të forta.

Pas deklaratës së tij, Kurti ka njoftuar se do të takohet menjëherë me komandantin e KFOR-it dhe ka bërë thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Këto veprime tregojnë për seriozitetin e situatës dhe për nevojën e një reagimi të menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

Etiketat