Kurti: Së shpejti do të marrim vendimin për lartësinë e pagës minimale

09.03.2022

I pyetur nga KosovaPress se kur do të ndodhë një gjë e tillë, i pari i Ekzekutivit tha se së shpejt do të merret vendimi. Kurti: Do ta rrisim pagën minimale “Në së shpejti do të marrim vendimin për lartësinë e pagës minimale, mirëpo rritja e pagave duhet ta ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes […]

Kurti: Së shpejti do të marrim vendimin për lartësinë e pagës minimale Foto: Ilustrim

I pyetur nga KosovaPress se kur do të ndodhë një gjë e tillë, i pari i Ekzekutivit tha se së shpejt do të merret vendimi.

Kurti: Do ta rrisim pagën minimale

“Në së shpejti do të marrim vendimin për lartësinë e pagës minimale, mirëpo rritja e pagave duhet ta ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike.

Nuk është rritja e pagave çështje e dekretit shtetëror në kushtet e ekonomisë së tregut. Situata është e vështirë, kishim pandemi, kishim krizë energjetike, tash edhe lufta e agresioni rus në Ukrainë, por ne do ta rrisim pagën minimale, do ta sjellim për diskutim e për votim ligjin e pagave, por ta keni parasysh se duke mos pasur mundësi për politika monetare në njërën anë, sepse Kosova nuk ka valutë të veten dhe në anën tjetër duke trashëguar një gjendje ku jemi shumë të ekspozuar nga importet, është e limituar ajo se çfarë ne mund të ndryshojmë”, tha Kurti.

Kryeministri ka thënë se synojnë që pagat në sektorin privat të rriten, ndërsa kontratat e punës në sektorin publik të jenë “më atraktive”.

Kurti: Jemi ndër vendet e rralla që i ka pagat më të larta sektori publik se ai privat

“Punëdhënësi më i madh në Republikën e Kosovës është sektori privat dhe jemi ndër vendet e rralla që i ka pagat më të larta në sektorin publik sesa në sektorin privat. Përgjithësisht në vend të zhvilluar, demokratike perëndimore, në sektorin publik pagat janë për sigurinë që ofron sektori publik e jo për lartësinë e kompensimit, ndërkohë që pagat më të larta janë pikërisht në sektorin privat.

Te ne nuk është kështu dhe unë besoj që kjo është një shenjë që tregon se sa i madh duhet të jetë transformimi teknik.

Ne duhet të synojmë që pagat në sektorin privat të rriten, ndërkaq kontratat e punës në sektorin publik të jenë atraktive për shkak të kushteve të punës dhe për shkak të sigurisë e kohëzgjatjes të atyre kontratave”, tha Kurti.