Kurti pret Ambasadorin gjerman Rohde, diskutohen zgjedhjet dhe bashkëpunimi dypalësh
27.02.2025
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ku diskutuan për proceset zgjedhore të fundit në të dyja vendet, si dhe për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.