Kurti premton rritje të mbështetjes për komunat

01.07.2022

Kurti këto deklarata i ka bërë në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku morën pjesë së bahsku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi. “Përgjatë këtyre viteve kemi rritur fondin e dedikuar […]

Kurti premton rritje të mbështetjes për komunat Foto: Ilustrim

Kurti këto deklarata i ka bërë në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku morën pjesë së bahsku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.

“Përgjatë këtyre viteve kemi rritur fondin e dedikuar për performancë të komunave si dhe kemi fuqizuar kapacitetet administrative për menaxhimin e saj.

Vetëm këtë vit kemi ndarë 7.8 milionë euro bashkëfinancim me donatorë për skemën e këtij granti, ku janë shpërblyer 14 komuna për punën më të mirë dhe janë financuar 25 projekte të tyre”.

Ai tha se si rritje rekord e të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje 32%, duke shtuar se kanë ndarë rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet për nivelin komunal.

“Si rritje rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32%. Pra, kemi ndarë rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet për nivelin komunal’, tha kreu i ekzekutivit.

Kurti tha se për përparimin më të shpejtë e me cilësi më të madhe të komunave kanë rëndësi që të gjithë, secila kategori shoqërore, por ai veçoi mërgatën, gratë dhe rininë. Këto janë tri kategoritë kryesore shoqërore që i bëjnë reformat e thella aq shumë të domosdoshme në vendin tonë, shtoi ai.

Kryeministri Kurti u tha kryetarëve të komunave se si Qeveri do të dëgjojnë me vëmendje nevojat, kërkesat, por edhe idetë e tyre.

“Komuna është e përbashkët, andaj siç jemi bashkë në këtë 21- vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, le të jemi për çdo ditë në shumë e shumë vite në vijim”, u shpreh ai në përmbyllje të fjalës.