Kurti për ligjin e pagave: Për herë të parë është bërë unifikimi i pagës në sistemin publik

  • 21.02.2023
Kurti për ligjin e pagave: Për herë të parë është bërë unifikimi i pagës në sistemin publik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se reformimi i Administratës Publike ishte urgjencë pasi raportet vendore e ndërkombëtare tregonin gjendjen e këtij institucione ku duhej reformat ishin të domosdoshme.

“Republika e Kosovës qartazi e ka treguar orientimin dhe politikat e saj shtetërore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kemi ndërmarrë barrën e reformimit të sektorëve publikë përfshirë këtu edhe reformimin e Administratës Publike”.

“Faktorët dhe shkaqet që kanë ndikuar në reformimin thelbësor të Administratës Publike kanë variuar ndër vite por në mënyrë konstante kanë mbërthyer urgjencën që Administrata Publike t’i përgjigjet zhvillimit të kohës dhe kontekstit social në vend që të ketë kapacitetet e nevojshme për bartjen e proceseve të anëtarësimit në BE me kohë dhe cilësi.


Në konferencën vjetore “Par Progresi Kosovës 2023” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Kurti tha se ndër vite raportet ndërkombëtare tregonin mungesë të profesionalizimit në këtë institucion dhe se reformat ishin urgjencë.

Poashtu ai ka thënë se  thënë se gjatë qeverisjes së tij, për herë të parë në Kosovë është bërë unifikimi i pagës në sistemin publik.

Kurti ka thënë se me Ligjin për Paga, që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji, dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët ka rënë në mënyrë drastike.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në të kaluarën. Dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 sa ishte dikur tani është zbritur në vetëm 4,70 herë. Kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milionë euro”, ka thënë Kurti.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë