Kurti: Ose reduktime ose shtrenjtim të tarifave, ne mund të fantazojmë çka të duam, por një zgjidhje duhet dhënë

24.01.2022

Në këtë seancë plenare të Kuvendit, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se gjysma e dytë e vitit që lamë pas, u karakterizua me një rritje të çmimeve në tregjet evropiane të energjisë që u ndikuan nga kërkesa për gaz në Azi, po ashtu edhe rritja e kërkesës për energji […]

Kurti: Ose reduktime ose shtrenjtim të tarifave, ne mund të fantazojmë çka të duam, por një zgjidhje duhet dhënë Foto: Ilustrim

Në këtë seancë plenare të Kuvendit, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se gjysma e dytë e vitit që lamë pas, u karakterizua me një rritje të çmimeve në tregjet evropiane të energjisë që u ndikuan nga kërkesa për gaz në Azi, po ashtu edhe rritja e kërkesës për energji elektrike si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se kriza është e rëndë dhe e thellë, por ai s’është për shkyçje, duke shtuar se një gjë e tillë jo vetëm se atakon mirëqenien e qytetarëve thellësisht, por sepse në trafo të amortizuara e me rrjetin e shpërndarjes së lodhur e me pajisje në amviesëri do të paguhej një kosto shumë më e lartë në  vitet në vijim.

“Kriza është e rëndë dhe e thellë, por unë s’jam për shkyçje. Jo vetëm se atakon mirëqenien e qytetarëve thellësisht, por sepse në trafo të amortizuara e me rrjetin e shpërndarjes së lodhur e me pajisje në amviesëri do të paguhej një kosto shumë më e lartë në  vitet në vijim. Pra s’jam për reduktime.

Por nëse s’jemi për atëherë duhet të kuptojmë se ose duhet të ketë subvencionim nga shteti, ose shtrenjtim, ose kombinim që të gjendet një mes i artë që të ketë një zgjidhje. Qytetarët dhe unë mund të fantazojmë çfarë të duam, por njëra zgjidhje duhet dhënë. Duhet kuptuar se s’ka zgjidhje ideale në një krizë të rëndë të shkaktuar ndër shumë vite.  Pra s’ka mundësi tjera’, tha ai.

Ai ka deklaruar se në gjashtë mujorin e parë çmimet e gazit kanë qenë 25 euro për megavat, kurse në gusht arriti vlerën prej 180 euro për megavat në orë.

“Në gjashtë mujorin e parë çmimet e gazit kanë qenë 25 euro për megavat, kurse në gusht arriti vlerën prej 180 euro për megavat në orë. Ka ndodhur pra rritja e çmimit të energjisë në nivel global.Kina ka kërkuar rritje të ndjeshme të furnizimit me gaz nga SHBA dhe ka ofruar çmim më të lartë se Evropa, Franca dhe Gjermania ka ndërhyrë me forcim nuklear, e përkushtimi që të shkohet drejt energjisë së gjelbër e ka rritur rëndësinë e gazit dhe vlerën e e çmimit të tij.Problemet politik enë Evropë asnjërën nga këto s’kemi mundur ti shkaktojmë e as ti evitojmë si Qeveri e Kosovës.

Ndikimi i kombinuar i këtyre faktorëve ka bërë që çmimet në Bursen Hungareze që merret si referencë të arrijnë vlerën 336 megavatë, si shtet neto importues i energjisë edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë”, tha Kurti.

Gjithashtu, i pari i Qeverisë së Kosovës në seancë të Kuvendit ka theksuar se më 21 dhjetor 515 euro ishin për megavatë.

“As në gusht as në tetor nuk ka mundur të parashihet se bëhet 515 euro një magavatë në orë. Përpos rritjes së çmimeve në 2021 është rritur kërkesa për energji-elektrike që ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit.E që kanë synuar thjeshtësimin e tarifës, por që për pasojë patën zvogëlimin e nxitjes për eficiencë. Kurrë ska pasur numër më të madh të qytetarëve sesa në këto katër vite se nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike, sepse as lirë ka qenë e se kanë ditur as sa paguajnë.

Numër më të madh nuk ka pasur ndonjëherë. Ka ndodhur pra rritja e çmimit të energjisë në tregun e jashtëm, e që është problem edhe për neve që jemi vend importues i energjisë.Sikur të kishim balancë në mes prodhimit, s’do ta kishim diskutuar fare këtë. KEK-u për gjatë këtij viti edhe pse ka furnizuar KESCO dhe KEDS me çmim shumë të ulët ka siguruar afërsisht 60 milionë euro të hyra shtesë”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se që nga muaji gusht qytetarët kanë shpenzuar energji me kosto shumë më të lartë.

“Si do të dukej kjo sikur KEK-u të punonte me të gjitha kapaciteteve, por që dikur ato para të mos përdoreshin për zhvatje por të investohej dhe sikurse KEDS të kishte qenë në pronësi të KEK-ut, por për asnjë nga këto shkake s’do të mund të drejtohet gishti nga Qeveria jonë.Ne nga muaji gusht kemi shpenzuar energji me kostu shumë më të lartë, 10 fishin e kostos vendore disa herë”, tha Kurti.

Gjithashtu, ai ka shtuar se në një treg të rregulluar janë tri opsione për pagimin e këtyre faturave, reduktimet, mbulimet nga buxheti apo rritja e tarifave.

“E ata që na shitën këtë energji kanë marrë para. Në një treg të rregulluar janë tri opsioni për pagimin e këtyre faturave, reduktimet, mbulimet nga buxheti apo rritja e tarifave. Pra thjesht faturat për energjinë që është konsumuar e po konsumohet bllok tarifa duhet të shihet si shpërndahet barra e konsumatoreve të vegjël dhe të mëdhenj e të tjerë. Ishte vendosur që Rregullatori të ishte i pavarur, e për çfarë duhet të drejtohet në këtë rast gishti kah Qeveria jonë?Të thuhet se ne kemi votuar për këtë Qeveri e s’duam të kemi të reduktime e të mos-paguajmë e që Kurti të gjejë zgjidhje është si të kërkohet nga unë që të mbajë atë e të kujdesem të mos bie natën”, shtoi ai./Lajmi.net/