Kurti: Nis puna për rritjen e pagës minimale në Kosovë

21.02.2022

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se rritja e pagës minimale është përmbushje e një tjetër zotimi nga Qeveria Kurti. Kreu qeveritar theksoi se punëtorëve të sektorit privat do t’iu sigurohet pragu i të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Njoftimi i plotë: Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së […]

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se rritja e pagës minimale është përmbushje e një tjetër zotimi nga Qeveria Kurti.

Kreu qeveritar theksoi se punëtorëve të sektorit privat do t’iu sigurohet pragu i të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme.

Njoftimi i plotë:

Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi.

Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.

Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.

Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.

Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi.