Kurti: Nga 1 janari rrogat në sektorin publik rriten për 55 euro, në total 110 euro nga korriku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur konferencë për media.
Gjatë konferencës kryeministri Kurti ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 janari 2025 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
Sipas Kurtit rritja do të bëhet në dy faza duke rritur koeficientin e pagave. Faza e parë më 1 janar 2025 dhe faza e dytë më 1 korrik 2025.
Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.
“Shprehur me vlerë monetare i bie se për të gjithë punësuarit në sektorin publik pagat do të rriten 55 euro nga janari e 110 euro nga muaji korrik 2025”, tha Kurti.
“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetetës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari 0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.