Kurti në Sarajevë: Vizita nxit tensione, reagon Dodik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Sarajevë më 5 dhjetor për të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.
Vizita e tij, e konfirmuar nga udhëheqësi i organizatës, Adil Kullenoviq, pritet të shërbejë si një platformë për të diskutuar mbi marrëdhëniet rajonale.
Megjithatë, vizita e Kurtit ka shkaktuar reagime të ashpra nga presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Ai ka deklaruar se vizita e kryeministrit kosovar do të komplikojë ndjeshhmë marrëdhëniet në Bosnje dhe Hercegovinë. Dodik ka kërcënuar se nuk do të lejojë që shqiptarët të hyjnë në Bosnje me letërnjoftim, duke e konsideruar këtë si një njohje të Kosovës.
Tensionet midis dy vendeve janë përshkallëzuar pas deklaratës së Kurtit në tetor për të lejuar qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të hyjnë në Kosovë me letërnjoftim, duke nisur nga 1 janari 2025. Marrëveshja për heqjen e vizave midis dy vendeve ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnjës, për shkak të bllokimit nga përfaqësuesit e entitetit të Republikës Sërpska.
Për shkak të kësaj situate, qytetarët e Kosovës duhet të aplikojnë për viza për të udhëtuar në Bosnje, ndërsa edhe qytetarët e Bosnjës duhet të plotësojnë disa kritere për të hyrë në Kosovë. Këto pengesa burojnë nga mosnjohja e reciproke midis dy shteteve dhe nga politika e ndarëse e udhëheqjes së Republikës Sërpska.
Vizita e Kurtit në Sarajevë vjen në një moment delikat për rajonin, ku tensionet etnike dhe politike janë ende të larta. Ajo sigurisht do të testojë vullnetin e palëve për dialog dhe bashkëpunim, por edhe përballjen me sfidat e trashëgimisë së konfliktit të viteve ’90.