Kurti: Në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e shumës së skemave pensionale

12.01.2022

Ndër vendimet e marra ishte edhe rritja e pensioneve në 100 euro. Kurti thotë se këtë vendim e morën për të rritur mirëqenien sociale, në përmbushje të zotimit të tyre. Postimi i plotë: Asnjë pension nën 100 euro, vlerë të shtuar për FSK-në, e shtim të ekspertizës për reforma Në mbledhjen e parë të Qeverisë […]

Kurti: Në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e shumës së skemave pensionale Foto: Ilustrim

Ndër vendimet e marra ishte edhe rritja e pensioneve në 100 euro.

Kurti thotë se këtë vendim e morën për të rritur mirëqenien sociale, në përmbushje të zotimit të tyre.

Postimi i plotë:

Asnjë pension nën 100 euro, vlerë të shtuar për FSK-në, e shtim të ekspertizës për reforma

Në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, për herë të parë miratuam një ligj që definon saktë pronën publike, siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Për të rritur mirëqenien sociale, në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale. Asnjë pension nën 100 euro.

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse, morëm vendimin e radhës për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim/vullnetar, në vlerë financiare prej 2.748.560 euro.

Për të përshpejtuar reformën në sektorin publik, themeluam Njësinë për Ekspertizë brenda Zyrës së Kryeministrit. Themeluam edhe Këshillin Kombëtar për Ndryshime Klimatike.

Emëruam Komisionin Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, si organ jashtëzakonisht i rëndësishëm për proceset zhvillimore të vendit.

Me qëllim të tejkalimit të sfidave për realizimin e mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, familjeve të tyre, dhe për gjithë shoqërinë, emëruam kryetaren e re të këtij komisioni.

Siguruam vlerë të shtuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me rregullimin ligjor për Agjencinë e Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri.