Kurti: Masat për targat i heqim nëse Serbia vepron njësoj

22.09.2021

Kryeministri Kurti më tutje tha se është i lumtur që kjo masë ka filluar që të zbatohet në Kosovë, nga 20 shtatori i këtij viti. Kështu deklaroi ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. “Në Kosovë nga data 20 shtator ka filluar se zbatuari vendimi i ri për […]

Kryeministri Kurti më tutje tha se është i lumtur që kjo masë ka filluar që të zbatohet në Kosovë, nga 20 shtatori i këtij viti.

Kështu deklaroi ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Në Kosovë nga data 20 shtator ka filluar se zbatuari vendimi i ri për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet  e Serbisë që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare.

Vendimi poashtu është duke u zbatuar edhe për sa i përket eliminimit të të gjitha targave ilegale që kanë qarkulluar në Kosovë që nga paslufta. Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar.

Jam i lumtur poashtu që shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve tanë, serbë lokal të të gjitha komunave të Kosovës për t’u pajisur me targa të përkohshme, teksa Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve po punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë ai.

Vënia e ligjshmërisë sipas Kurtit është interes i të gjithëve dhe se ky vendim nuk ka qenë kundër qytetarëve serbë, por një vendim drejt barazisë dhe zbatimit të mrrëveshjeve që janë arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

“Vënia e ligjshmërisë në vend është interes i të gjithëve prandaj unë jam i bindur që me kalimin e kohës këtë po e kuptojnë të gjithë. Nuk është as vendim e as nuk janë këto masa kundër dikujt, ose për ta diskriminuara dikë.

Përkundrazi janë për të gjithë, për trajtim të barabartë. E kam thënë se vendimi për targat të përkohshme nuk u drejtohet qytetareve serbë të Kosovës dhe se ata e kanë të drejtën e plotë të pajisen me targa të përhershme të Kosovës”, tha ai.