Kurti: Ka rezerva të mjaftueshme të miellit, ekzistojnë elemente se përfituesit po fitojnë nga kriza

09.03.2022

Po ashtu, në këtë konferencë për media, kryeministri Kurti ka shtuar se ekzistojnë elemente se përfituesit po fitojnë nga kriza. Ai ka bërë ftesë qytetarëve të Kosovës që të ndjehen të sigurt pasiqë ka rezerva dhe nuk ka nevojë për panik. “Ka rezerva dhe nuk ka nevojë për panik. Ftoj qytetarët e Kosovës që të […]

Kurti: Ka rezerva të mjaftueshme të miellit, ekzistojnë elemente se përfituesit po fitojnë nga kriza Foto: Ilustrim

Po ashtu, në këtë konferencë për media, kryeministri Kurti ka shtuar se ekzistojnë elemente se përfituesit po fitojnë nga kriza.

Ai ka bërë ftesë qytetarëve të Kosovës që të ndjehen të sigurt pasiqë ka rezerva dhe nuk ka nevojë për panik.

“Ka rezerva dhe nuk ka nevojë për panik. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ndjehen të sigurt. Përfaqësuesit e mullisëve më siguruan që edhe për dy muaj ka grurë nuk ende nuk është bluar, tani ka grurë edhe për së paku edhe për tre muaj”, tha kryeministri Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se qytetarët që kanë blerë miell më shumë se sa duhet, atë ta dërgojnë në furra, kjo pasiqë nuk ka vend për panik.

“Të gjithë qytetarët që kanë blerë miell më shumë se sa duhet, atë ta dërgoj në furra, sepse nuk ka vend për panik. Situata është më e mirë sesa disa shqetësime apo brenga të shtisuara”, ka shtuar ai.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfituesit po mundohen që të fitojnë nga kriza ekonomike nga vendosja e sanskioneve ekonomike ndaj Rusisë.

“Duke mos pasur mungesa, ka elemente që na bëjnë të dyshojmë se përfituesit nga kriza botërore po dëshirojnë të fitojnë edhe te ne. E vërtet se që është rritur çmimi i grurit, por se ne nuk jemi furnizuar që atëherë”, ka përfunduar Kurti.