Kurti emëron ministrin e ri të Shëndetësisë

16.11.2021

Emërimi i ministrit të ri të kësaj ministrie vije një muaj e gjysmë pasi Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka emëruar Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë, i cili është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York. “Unë si kryeministër […]

Emërimi i ministrit të ri të kësaj ministrie vije një muaj e gjysmë pasi Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka emëruar Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë, i cili është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York.

“Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, ka thënë ai.