Kurti: Do të votoja për bashkim me Shqipërinë nëse do të organizohej referendum demokratik e paqësor
Kurti tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik. “Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka […]
Kurti tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.
“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti kur është pyetur prerazi se si do të votonte në një referendum për bashkim me Shqipërinë.
“Mendoj se të gjithë duhet të jemi optimistë sepse s’ka rrugë tjetër. Besoj se kemi disa mosmarrëveshje por pjesa qëndrore e marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. Tani ne kemi mosnjohje reciproke, pra ne duhet ta njohim njëra-tjetrën, drejt këtij qëllimi ne mund të kemi një deklaratë paqësore së pari ku ne merremi vesh se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën një deklaratë të jo-agresivitetit. Poashtu mendoj se BE-ja është faktor i rëndësishëm që mund të ofrojë një korrnizë për marrëveshjen e ardhshme sepse duhet të jetë mbi frymën e vlera evropiane, rend dhe ligj, demokratizim dhe ballafaqimi me të kaluarën”, ka thënë Kurti.
Gazetari Andrew Mueller ia ka rikujtuar Kurtit një takim që kanë pasur në vitin 2005 në Tiranë, ku e kishte pyetur se a do t’i futej politikës me organizatën që drejtonte atë botë, KAN (Kosovo Action Network-Rrjeti i Kosovës për Veprim), e që Kurti i ishte përgjigjur “jo sepse kemi ambicie më të mëdha se aq” .
I pyetur se a ka ndryshuar Kurti nga atëherë apo ka arritur ta ndryshojë sistemin, shefi i qeverisë u përgjigj se të dyja.
“Mendoj se sistemi ndryshoi pas shpalljes së pavarësisë, mund të them se edhe unë kam ndryshuar poashtu ndoshta jo në kuptimin e qëllimit por në kuptim të strategjisë dhe eksperiencës, unë isha më shumë i involvuar në formën social-demokrate të mendimit që besoj se ndihmoi në pjesëmarrjen në zgjedhje, që transformoi aktivitetin civil në organizatë politike dhe pastaj në parti politike”, u përgjigj Kurti.
Ai u pyet edhe për marrëdhëniet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë përfshirë Hashim Thaçin dhe se a është i gëzuar që ai po gjykohet në një shtet tjetër.
Kurti tha se nuk është i lumtur që Thaçi po gjykohet në Hagë nga Specialja dhe se do të donte që ai të përballej me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin në paqe.
“Ish-Presidenti Thaçi dëshironte që në një far forme të monopolizonte historinë për përfitime politike. Asnjëherë se kam kontestuar kontributin e tyre gjatë luftës, dhe unë isha poashtu pjesë e saj, pas luftës disa gjëra ndodhën ku disa udhëheqës të UÇK-së me fuqi politike filluan të fitojnë përfitime materiale dhe idealizmi i tyre devijoi. Absolutisht jo (nuk i gëzohem gjykimit të Thaçit në Hagë), unë do të doja që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin që e kanë bërë këtu në Kosovës, sepse ata janë kryesisht përgjegjës për privatizimin abuziv dhe tenderomaninë. Kështu që ata do të duhej të gjykoheshin në Kosovës për krime paqeje që i kanë bërë ekonomisë dhe shoqërisë dhe jo nga një gjykatë “sui-generis” që ka mungesë trasnparence dhe që po merret me diçka që është trajatuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (ICTY), nga gjykatat e UNMIK-u dhe ato të EULEX-it. Është një gjykatë tjetër speciale dhe kemi një trajtim special, unë do të doja një trajtim normal, gjykata normale në Kosovë që merren me krimin dhe korrupsionin.” ka shtuar tutje kryeministri Kurti.
Ai foli edhe për mundësinë e referendumit për bashkim me Shqipërinë dhe integrimin në BE.
“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam kryeministër këtu që fitoi mbi premtimin për punë dhe drejtësi dhe punësim për rininë. Në këtë mandat ky është prioriteti im, por në të ardhmen sigurisht që nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE përnjëherë, disa s’duan të hyjnë në NATO por Kosova po. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por kemi të njejtën gjuhë dhe jemi një komb. Kur e deklaruam pavarësinë, e deklaruam kundër Serbisë dhe jo kundër Shqipërisë. Në anën tjetër ka shumë qytetarë në BE që kanë shtetësi të dyfishtë. Mendoj që ka edhe shumë që kanë tri pasaporta, dhe i inkrurajoj që të votojnë në të gjitha vendet ku janë qytetarë dhe kanë shtetësi. ”, tha ai. /Gazeta Express/