Kurti: Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare

29.08.2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryerësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër siç ka shkruar kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme. “Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj […]

Kurti: Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryerësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër siç ka shkruar kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme.

“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional, por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale. Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër”, ka shkruar në reagimin e tij kryeministri Kurti.

Sipas shefit qeveritar duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve për të çuar përpara përpjekjet për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore.

“Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku”, ka shkruar kryeministri.