Kurti: Asnjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë, por importi dje na ka kushtuar 2 milionë e gjysmë euro

20.01.2022

Ai tha se 2 milionë e gjysmë euro kemi importuar vetëm dje, duke ju drejtuar deputetëve me pyetjen: “më tregoni deputetë të nderuar se si ta paguajmë këtë?”. Po ashtu, kryeministri Kurti ka shtuar se gjatë vitit, Termocentrali Kosova (A) ka 30 ditë riparim, kjo ndodhë në pranverë dhe verë, si dhe revizion 12 ditorë […]

Kurti: Asnjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë, por importi dje na ka kushtuar 2 milionë e gjysmë euro Foto: Ilustrim

Ai tha se 2 milionë e gjysmë euro kemi importuar vetëm dje, duke ju drejtuar deputetëve me pyetjen: “më tregoni deputetë të nderuar se si ta paguajmë këtë?”.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka shtuar se gjatë vitit, Termocentrali Kosova (A) ka 30 ditë riparim, kjo ndodhë në pranverë dhe verë, si dhe revizion 12 ditorë çdo tre muaj e gjysmë që i bie gjithsej mbi 41 ditë. E totali, kur ky termocentral është jashtë funksionit është mbi 71 ditë në vit, pra mbi 10 javë në vit ne e kemi A-në jashtë funksionit.

Fjalimi i kryeministrit Kurti:

Asnjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë, mirëpo importi dje na ka kushtuar 2 milionë e gjysmë euro.

2 milionë e gjysmë euro kemi importuar vetëm dje, më tregoni deputetë të nderuar se si ta paguajmë këtë?

Ju e dini që kemi tri blloqe në Termocentralin Kosova A, dhe 2 blloqe në Kosova B.

Gjatë vitit, Termocentrali Kosova (A) ka 30 ditë riparim, kjo ndodhë në pranverë dhe verë, si dhe revizion 12 ditorë çdo tre muaj e gjysmë që i bie gjithsej mbi 41 ditë. E totali, kur ky termocentral është jashtë funksionit është mbi 71 ditë në vit, pra mbi 10 javë në vit ne e kemi A-në jashtë funksionit.

Ndërkaq Termocentrali Kosova (B) e ka riparimin 30 ditor po ashtu gjatë vitit pranverë/verë, ndërkaq revizionin e ka 7 ditorë çdo tre muaj e gjysmë që i bie gjithsej 24 ditë, pra 54 ditë gjatë vitit Termocentrali Kosova B është jashtë funksionit.

Me Termocentralin Kosova (A) jashtë funksionit për 71 ditë gjatë vitit, dhe Termocentralin Kosova (B) për 54 ditë jashtë funksionit gjatë vitit ne nuk i kemi në dispozicion as kapacitetet që i posedojmë.

Me 727 Megawat kapacitet, e me konsum të pikut prej 1.3 Gigawat, me import prej mbi 10 Gigawat orë në ditë, me çmime të bursës ndërkombëtare rreth 250 euro për Megwat orë ne po përfundojmë duke shpenzuar 2 milionë e gjysmë euro në ditë, më tregoni se ku t’i marrim paratë, kjo është pyetja.