Kurti akuza mediave se “s’po i paraqesin vendimet e Qeverisë”, porositë strukturat e VV’së të merren direkt me qytetarët

16.12.2023

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton. Në fillim të fjalimit të tij, Kurti ka dhënë direktive për pikat dhe qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje për atë se si duhet të aktivizohen e t’iu qasen qytetarëve, për t’i njohur […]

Kurti akuza mediave se “s’po i paraqesin vendimet e Qeverisë”, porositë strukturat e VV’së të merren direkt me qytetarët Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton.

Në fillim të fjalimit të tij, Kurti ka dhënë direktive për pikat dhe qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje për atë se si duhet të aktivizohen e t’iu qasen qytetarëve, për t’i njohur hallet dhe brengat e tyre.

“Qendra duhet të planifikoj e realizoj aktivitete që ndërlidhen drejtpërdrejt me shqetësimet kryesore të lokalitetit përkatës, që mund të jetë lagje a fshat në një komunë të caktuar. Duhet të jemi afër me qytetarin përmes komunikimit dinamik me të”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka zgjedhur këtë mbledhje të Këshillit të partisë së tij për t’u marrë me mediat, duke drejtuar akuza se “s’po i paraqesin fare” apo “pjesërisht” lajmet dhe vendimet që po i merr Qeveria.

“Shumë nga lajmet e vendimet që merr qeveria jonë, s’paraqiten fare ose në rastin më të mirë, paraqiten pjesërisht në pjesën dërmuese te spektrit mediatik në Kosovë”, ka thënë Kurti paraditen e së shtunës.

Kurti ka thënë se “s’do t’i zgjedh metodat e pararendësve për sponsprozime që në thelb janë fasadë”.

Kreu i Vetëvendosjes tutje ka thënë se strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’ua tregojnë e shpjegojnë qytetarëve vendimet e Qeverisë, meqë sipas Kurtit, vetëm në këtë mënyrë “informacioni është i drejt dhe i padevijuar”.

“Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarët. S’e kemi ndërprerë komunikimin direkt me ta. Prandaj të arriturat e Qeverisë, vendimet që merren duhen paraqitur dhe shpejguar për qytetarin nga strukturat e Lëvizjes. Vetëm kësisoj informacioni është i drejt, objektiv dhe i padevijuar”, ka thënë Kurti.