Kur Kurti thoshte se mësuesi paguhet më pak se sa që pushtetari shpenzon në dreka e darka

02.09.2022

Tash e disa ditë ka filluar greva në sektorin publik, e që shumica prej tyre ende nuk kanë marrë pagat e muajit gusht. Kjo si shkak i mos dërgimit të listave të grevistëve të kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërsa, sa ishte në opozitë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte dhënë deklaratë […]

Kur Kurti thoshte se mësuesi paguhet më pak se sa që pushtetari shpenzon në dreka e darka Foto: Ilustrim

Tash e disa ditë ka filluar greva në sektorin publik, e që shumica prej tyre ende nuk kanë marrë pagat e muajit gusht.

Kjo si shkak i mos dërgimit të listave të grevistëve të kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa, sa ishte në opozitë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte dhënë deklaratë lidhur me pagat e mësimdhënësve, mjekëve e punëtorëve, ku tashmë kjo deklaratë është kthyer si kujtim në rrjetet sociale.

Anëtari i Partisë Social Demokratike (PSD), Frashër Krasniqi ka postuar një deklaratë të kryeminsitrit Kurtit, duke thënë që nuk ka kuptim që mësuesi, mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që një pushtetari shpenzon për telefona mobil, apo dreka e darka.

Kjo deklaratë e Kurtit është rikthyer pikërisht në këtë kohë kur po zhvillohet “betejë” mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për grevat e mësimdhënësve, pasi këta të fund po kërkojnë funksionalizimin e ligjit të pagave si dhe 100 euro shtesë deri në realizimin e këtij ligji.

“Nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lartë të paguhet më dhjetëra mijëra euro në vit, të marrë mëditje,  të shëtit me makina zyrtare e shofer, ndërsa mësuesi, mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil, apo për dreka e darka”, thoshte Kurti atëkohë.