Kryetari i OEK: Nuk duhet të ketë radikalizim të masave anti-COVID

17.01.2022

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 771 raste të reja pozitive me COVID-19. Shfaqja e variantit të ri të këtij virusi, i quajtur Omicron, sipas institucioneve shëndetësore dhe shtetërore kanë bërë që të rritet numri i infektimeve. Për gjendjen aktuale të situatës epidemiologjike në vendin tonë, ka folur edhe kryetari i Odës Ekonomike […]

Kryetari i OEK: Nuk duhet të ketë radikalizim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 771 raste të reja pozitive me COVID-19.

Shfaqja e variantit të ri të këtij virusi, i quajtur Omicron, sipas institucioneve shëndetësore dhe shtetërore kanë bërë që të rritet numri i infektimeve.

Për gjendjen aktuale të situatës epidemiologjike në vendin tonë, ka folur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Rukiqi ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me virusin Sars-CoV-2 (COVID-19).

“Nuk po shpëtojmë nga trendi që është në nivel global, nëse ka valë të re në një vend, do ketë edhe tek ne. Në vende si Britania e Madhe vetëm sa ka filluar të zvogëlohet numri i rasteve me variantin e ri, Omicronit, ndërsa tek ne është piku i këtyre rasteve, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova.

Ai gjithashtu tha se nuk duhet të ketë radikalizim të masave.

“Dua të jap argumentet pse nuk duhet të ketë radikalizim të masave. Ne vazhdimisht i kemi kundërshtuar disa masa që i kemi konsideruar të panevojshme dhe sigurisht edhe ato që i konsiderojmë të tilla, ose të paargumentuara. Niveli i kundërshtisë, nuk është që neve na teket, por ky nivel i kundërshtisë ka mbërri kulmin”, u shpreh ai.