Kryetari i BSPK-së: Paga minimale duhet të rritet në 350 euro

02.12.2021

Hykolli ka shtuar për Radio Kosovën se paga minimale duhet të negociohet për çdo fundvit derisa ka theksuar se kjo pagë nuk ka lëvizur që nga viti 2011. Agim Shahini, nga AKB, thotë se Këshilli Ekonomiko Sociale do të mblidhet së shpejti për të diskutuar me qeverinë për shumen e pagës minimale. “Kemi ardhur në […]

Kryetari i BSPK-së: Paga minimale duhet të rritet në 350 euro Foto: SuharekaOnline

Hykolli ka shtuar për Radio Kosovën se paga minimale duhet të negociohet për çdo fundvit derisa ka theksuar se kjo pagë nuk ka lëvizur që nga viti 2011.

Agim Shahini, nga AKB, thotë se Këshilli Ekonomiko Sociale do të mblidhet së shpejti për të diskutuar me qeverinë për shumen e pagës minimale.

“Kemi ardhur në përfundim se paga minimale, për të zbutur sadopak situatën, duhet të ishte 350 euro, por prapë kjo negociohet me Këshillin Ekonomiko Social dhe partnerët socialë, dhe duhet sa më shpejt të ulemi t’ia rekomandojmë qeverisë rritjen për pagën minimale.”

Ai tha se për këtë janë takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, me të cilin janë dakorduar që të fillojë punën Këshilli Ekonomiko Social dhe më pastaj të bisedohet për pagën minimale. 

“Jemi marrë vesh që të fillojë punën Këshilli Ekonomiko Social dhe të bisedohet fillimisht që është shumë e rëndësishme paga minimale.

Zakonisht paga minimale negociohet çdo fund vit për ta pasur të gatshme për vitin paraprak që vjen. Te ne paga minimale është negociuar në vitin 2011 dhe është shumë diskriminuese, për arsye se është 170 euro për mbi moshën 30 vjeçare dhe 130 nën moshën 30 vjeçare”. 

Hykolli nuk e tregoi datën por tha se së shpejti do t’ia rekomandojnë rritjen për pagën minimale qeverisë dhe sipas tij, me ligj çdo fund vit duhet të negociohet kjo pagë.