BSPK: Shqetësues mosreflektimi i Qeverisë për kërkesat sindikale

29.08.2022

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë të ditur se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme dhe plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore. Por, BSPK ka thënë se është duke e shqetësuar mosreflektimi i Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale. “Partneri ynë Social – […]

BSPK: Shqetësues mosreflektimi i Qeverisë për kërkesat sindikale Foto: Ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë të ditur se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme dhe plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

Por, BSPK ka thënë se është duke e shqetësuar mosreflektimi i Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale.

“Partneri ynë Social – Qeveria duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre. Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Ky mekanizëm sindikal ka thënë se është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis partnerëve socialë ‘ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji’.