Kryesia e LDK-së pro Vjosës për presidente, nesër e merr unitetin e grupit parlamentar

29.03.2021

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së. Në takim është folur për çështjen e presidentit, më saktësisht qëndrimin në votim për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. Haziri ka thënë se qëndrimi i kryesisë është që të qëndrohet në sallë, ndërkohë që nesër kryetari Lumir Abdixhiku […]

Kryesia e LDK-së pro Vjosës për presidente, nesër e merr unitetin e grupit parlamentar Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Në takim është folur për çështjen e presidentit, më saktësisht qëndrimin në votim për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Haziri ka thënë se qëndrimi i kryesisë është që të qëndrohet në sallë, ndërkohë që nesër kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet edhe me grupin e deputetëve të këtij subjekti për t’ia bërë të ditur qëndrimin e Kryesisë.

“Kryetari i LDK-së nesër do te takohet me grupin e deputetëve do të vazhdojnë diskutimet”, ka thënë ai.

“Nuk varet nga ne roli jonë në kuvend është pjesëmarrja ose mospjesmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithcka është e qartë. Ne kemi shtjerr nevojën dhe arsyen për tu takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe të krijohet frymë për progres në evnd..”, shtoi ai.