Kryeministri Kurti sot priti në takim Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra

18.11.2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra. Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale. Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi […]

Kryeministri Kurti sot priti në takim Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra.

Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale. Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.

Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Bajra për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit.