Kryeministri Kurti me video tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit

para 44 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja rreth sulmit terrorist që ndodhi në infrastrukturën kritike të vendit më 29 nëntor.

Kryeministri Kurti me video tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit

Në një postim në platformën X, Kurti ka theksuar se ky ishte një sulm i mirëplanifikuar, ku u përdorën rreth 20 kilogramë eksploziv.

“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist kinetik të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit”, shkruan Kurti.

Kryeministri ka theksuar se ky sulm kishte për qëllim të dëmtojë seriozisht furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm të një pjese të madhe të vendit. “Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60% dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40% të popullsisë”, ka shtuar ai.

Kurti ka krahasuar këtë sulm me sulmet e Rusisë në Ukrainë, duke theksuar ngjashmërinë në shënjestrimin e infrastrukturës civile kritike.

“Ngjashmëria me shënjestrimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile kritike nga Rusia në Ukrainë është alarmante,” ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka vlerësuar lartë reagimin e institucioneve të Kosovës pas sulmit. “Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim”, ka shkruar ai.

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në menaxhimin e kësaj situate të vështirë, duke përfshirë ekipet e emergjencës, punëtorët e energjetikës dhe të ujit, si dhe qytetarët e Kosovës për durimin dhe solidaritetin e treguar.

Etiketat

Ofertat e fundit