Kryeministri Kurti: Gjashtëfishohet numri i inspektorëve dhe zgjatet orari i policisë

29.08.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të numrit të lartë të vdekjeve si shkak i koronavirusit, ka thënë se do të punësojë edhe 85 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Gjithashtu kryeminsitri Kurti ka thënë se edhe orari i policisë […]

Kryeministri Kurti: Gjashtëfishohet numri i inspektorëve dhe zgjatet orari i policisë Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të numrit të lartë të vdekjeve si shkak i koronavirusit, ka thënë se do të punësojë edhe 85 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjithashtu kryeminsitri Kurti ka thënë se edhe orari i policisë do të zgjatet nga 8 në 12 orë.

Ndër tjera kryeminsitri Kurti ka thënë se do të shqiptohen gjoba për këdo që shkel masat, do të shtohen kontrollat policore, ndërkaq inspektorët do të shtojnë kontrollet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave në dyqane dhe qendra tregtare.

Ndërsa gjatë konferencës Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se njëra ndër arsyet e rritjes së rasteve me COVID-19 është fakti se qytetarët po ndihen të relaksuar menjëherë pas vaksinimit duke mos pritur 14 ditë, aq sa i duhet formimit të antitrupave.